Kërcet dajaku mes grave të një familjeje në Prishtinë, e bëjnë për spital njëra-tjetrën

Policisë në Prishtinë iu desh të merret me një rast të dhunës në familje dje.

Siç tregohet në raportin 24 orësh, pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur-sulmuar mes veti dy të dyshuara femra kosovare të një familjeje.

Palët kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Lexo edhe:  Hoxha Jashari: Nuk ka Bajram për ata që nuk kanë agjëruar