Kërcet boksi në Five Star në Prishtinë – 20-vjeçari sulmohet gjatë stërvitjes, stafi ndërhyn për ta ndalur rrahjen

Një përleshje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në ambientet e fitnesit “Five Star” në Prishtinë, ku një i ri është sulmuar brutalisht gjatë kohës që po stërvitej, mëson Sinjali nga burime brenda lokalit dhe dëshmi të afërta të ngjarjes.

Sipas rrëfimit të shokut të viktimës, i cili ndodhej në sallë në momentin e incidentit, rreth orës 21:00 të datës 28 maj, një djalosh ka hyrë në fitnes dhe i është afruar viktimës me qëllim për t’i folur. Pas pak çastesh, një tjetër person është futur në sallë dhe ka goditur të riun me grusht, pa paralajmërim.

Viktima, B.A, sipas një sinjalizuesi  të Sinjalit, ka rënë në tokë dhe ka tentuar të mbrohet, ndërsa sulmi ka vazhduar për disa sekonda. I sulmuari ka deklaruar më vonë se nuk është i sigurt nga e ka ardhur goditja e parë, përballë apo nga pas  dhe se nuk e di sa persona ishin të përfshirë në sulm.

Sipas përshkrimit nga sinjalizuesi që është antarë në fitnes që disa vite, një nga sulmuesit ka flokë ngjyrë të kuqërremtë, është pak mbi peshë dhe rreth 175 cm i gjatë.

Stafi i fitnesit ka ndërhyrë menjëherë, duke e ndarë rrahjen dhe duke ofruar ndihmë për të dëmtuarin, thotë burimi.

Pamjet e kamerave të sigurisë duhet të kenë kapur çdo gjë sipas sinjalizuesit, por nuk dihet nëse rasti është denoncuar në polici apo jo.

Ngjarja ka shkaktuar reagime edhe nga frekuentues të tjerë të sallës, që kanë shprehur shqetësim për mungesën e sigurisë brenda ambienteve të mbyllura për rekreacion.

Lexo edhe:  Ky është personi që u gjet i vrarë mbrëmë në Dumnicë