Kërcenon përmes telefonit gruan, i bastiset shtëpia burrit nga Ferizaji

Një grua nga Ferziaji ka raportuar se përmes telefonit është kërcënuar nga burri i saj i cili gjendet jashtë vendit.

Policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe janë konfiskuar një kallashnikov me 39 copë fishekë dhe një pistoletë me 6 copë fishek.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00.

Raporti i plotë:

“Ferizaj   26.07.2023 – 10:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes telefonit është kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovari cili gjendet jashtë vendit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar një kallashnikov me 39 copë fishekë dhe një pistoletë me 6 copë fishekë. Rasti në procedurë hetimore”.

Lexo edhe:  Striptistet në BBVA për festën e beqarisë, Kiara kërkon ta fusin urgjent në shtëpi