Kërcënohet 54-vjeçari në Mitrovicë pasi e denoncoi komshiun për vjedhje: Ki me ma pa sherrin

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta në shtëpi, banesa e lokale, që po shkaktojnë ankth e pasiguri.

Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur para dy ditësh në fshatin Kqiq të Madh të Mitrovicës. Por denoncimi i këtij rasti nga një i banor i fshatit i kushtoi atij me këcënim.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se pronari i një punëtorie, i cili e raportoi të dyshuarin në Polici, u përballë me kanosje serioze

Personi që dyshohet se kreu vjedhjen ishte fqinj i viktimës, të cilin ai e zbuloi përmes pamjeve nga kamerat e sigurisë.

Mësohet se bëhet fjalë për Sh.M., 23-vjeçar, i cili dyshohet se e kërcënoi komshiun e tij se do ta pësojë keq pasi e denoncoi në Polici.

Përballë kësaj situate, viktima vendosi ta raportojë sërish në Polici, para se të ndodhë diçka më e keqe. Si rezultat i denoncimit, Policia arriti ta arrestojë të dyshuarin, i cili më pas u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale “Kanosje”.

Lexo edhe:  Gruaja ia vjedh 80 mijë euro burrit dhe ikë nga shtëpia në Ferizaj, ai e denoncon në Polici