Kërcënimi me bombë në Aeroport del të jetë alarm i rremë

Kërcënimi me bombë në ANP, ka rezultuar të jetë sërish alarm i rremë. Kështu kanë bërë të ditur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Zëdhënësja e ANP-së Valentina Gara, ka thënë se ANP është i hapur dhe se fluturimet po realizohen si zakonisht.

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, ka thënë Gara

Lexo edhe:  E trishtë: 25-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në Drenas, la pas vajzën 5 javëshe