Keqpërdorimi’ i praktikantëve në Trepçë, pagesa do të bëhet, ndryshe pason padia  

Keqpërdorimi i praktikantëve në Trepçë është rikthyer në temë së fundi.

Këta punëtorë që u dakorduan për punë praktike, nuk morën pagesën që u takonte.

Lidhur me këtë çështje, ka folur kreu sindikalist i punëtorëve privatë kosovarë, Jusuf Azemi.

Azemi, në një paraqitje për lajmi.net, ka thënë se nëse praktikantëve nuk u kryhet pagesa prej 100 eurove, çështja shkon në gjykatë.

“Nuk kanë kah t’i bijnë. Nëse nuk ju bëhet pagesa prej 100 eurove, shkojmë deri në gjykatë”, ka thënë veç tjerash Azemi.

Lexo edhe:  “Andi dhe i ndjeri ma kanë bërë me shenjë..”- Si u përfshi Hisni Gecaj në konfliktin e armatosur në qendër të Prishtinës?