Këngëtarja e njohur tregon çfarë do të bëjë me 50 mijë eurot nëse fiton Dancing With The Stars

E ftuara e parë në ‘Më lër të flas’ për këtë episod ishte artistja e njohur Elhaida Dani. Këngëtarja e cila aktualisht është konkurrente në Dancing Ëith The Stars rrëfeu më shumë mbi këtë eksperiencë dhe gjëra të tjera.

Elhaida fillimisht rrëfeu eksperiencën e saj të parë te ‘Ethet e së premtes’ ku në fakt juria e largoi bukuroshen dhe më pas tregoi vazhdimin e karrierës së saj.

“Kur je e vogël forcën e ke nga brenda. Ishte hera e parë, nuk e mbaj mend kush më tha jo. Kur je e vogël e ke më të madh pasionin për t’u realizuar. Kaloi një muaj e harrova. Shkova në një ‘talent shoë’ tjetër, dola fituese. Pastaj nisa të bëja këngë, kënga e parë ishte me Kledi Bahitin në ‘Top Fest’”, tha Elhaida.

Çfarë do të bënte këngëtarja me paratë nëse do të fitonte ‘DWTS’ dhe a mendon bukuroshja se është e avantazhuar nga juria?

“Do t’i investoja në një projekt që do t’i bëjë të mira dhe të artistëve të rinj. Kam një projekt në mendje. I vetmi gabim që bëra një natë ishte padjeshka dhe nuk është vetëm një lëvizje që bën gjithë kërcimin. Është një performancë që zgjat dy minuta dhe nuk është një padjeshkë që ta hedh poshtë. Juria pa gjithë performancën, nuk u fokusua vetëm te padjeshka dhe prandaj dha ato pikë. Ndoshta është një vlerësim që lidhet me gjithë netët. Qëllimi që jam në atë emision nuk është për të bërë debate. Nëse nuk më drejtohen mua nuk kam pse flas në emër të të tjerëve. Një herë qëllova që thashë një mendim timin dhe u nxeh aq shumë situata sa mora një përgjigje jo të këndshme”, tha ajo në Më lër të flas.

Lexo edhe:  Shokohen Kaderi e Lumbardhi: A e pa ky i fundit një prej banorëve duke konsumuar lëndë narkotike?