Këmbësorja që u godit dje nga një veturë në Fushë Kosovë pëson lëndime të rënda, arrestohet shoferi i dyshuar
Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin e djeshëm në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ku e goditi me veturë një këmbësore, ka përfunduar në prangat e Policisë.
Kjo e fundit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, i dyshuari 29-vjeçar po dyshohet se në pas orës 06:00 të mëngjesit, teksa ishte në lëvizje, duke mos e përshtatur shpejtësinë e ka goditur këmbësoren.
Viktima është dërguar me urgjencë në Klinikën Emergjente në QKUK, ku po merr trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve serioze që ka pësuar.
I dyshuari që shkaktoi aksidentin është intervistuar lidhur me rastin dhe ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.
Ndryshe, numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik