KEK paralajmëron: Nga 30 korriku, konsumatorët pa marrëveshje me furnizues të licencuar mbesin pa rrymë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar sot se të gjithë konsumatorët që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar nga ZRRE, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike duke filluar nga data 30 korrik 2025.

Kjo, pasi KEK-u nuk do të ketë më kompetencë për furnizim në cilësinë e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF).

“Pas kësaj date, nëse NUK keni lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar nga ZRRE, do të mbeteni automatikisht pa furnizim me energji elektrike, pasi KEK nuk do të ketë më kompetencë për furnizim në cilësinë e FMF-së”, njofton KEK-u.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR KONSUMATORËT NGA FURNIZUESI I MUNDËSISË SË FUNDIT (FMF)

Të nderuar konsumatorë,

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), në përputhje me Vendimin e ZRRE-së dhe në bazë të Rregullës për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF), ka filluar furnizimin tuaj me energji elektrike që nga data 01.06.2025, për një periudhë të përkohshme prej 60 ditësh, që përfundon më:

Data: 30.07.2025

KUJDES:

Pas kësaj date, nëse NUK keni lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar nga ZRRE, do të mbeteni automatikisht pa furnizim me energji elektrike, pasi KEK nuk do të ketë më kompetencë për furnizim në cilësinë e FMF-së.

ÇFARË DUHET TË BËNI?

Kontaktoni një furnizues të licencuar nga ZRRE sa më parë.

Nënshkruani një marrëveshje komerciale për furnizim afatgjatë.

Siguroni vazhdimësinë e furnizimit tuaj pas datës 30.07.2025.

Lista e furnizuesve të licencuar është e publikuar në:

www.ero-ks.org

Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.

Me respekt,

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete Korporata Energjetike e Kosovës (KEK)

Lexo edhe:  Policia për Kryeqytetin ka mbetur pa u funksionalizuar që pesë vite