KEK: Nga 00:00 njësia A-4 do të ndalet
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se në mesnatë do të dal nga funksioni njësia A4.
Sipas njoftimi thuhet se arsyeja e kësaj është bëhet me qëllim të sanimit të rrjedhjeve të paraqitura në kalldaj.
Ndërsa shton se rikthimi i njësisë në operim pritet të bëhet brenda afatit 4-5 ditorë.
Njoftimi i plotë:
Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sonte, dt. 15.10.2022, në ora 24:00 njësia A-4 planifikohet për ndalje me qēllim të sanimit të rrjedhjeve të paraqitura në kalldaj.
Bazuar në praktikat e mëhershme, rikthimi i njësisë në operim pritet të bëhet brenda afatit 4-5 ditorë.
Lidhur me këtë, KEK me kohë ka njoftuar furnizuesin publik dhe kjo njësi nuk është nominuar për nesër dt: 16.10.2022.
Ne lidhje me zhvillimet e reja, do të njoftoheni me kohë.
Gjithë t’mirat,
Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete
Korporata Energjetike e Kosovës