Katër të dyshuarit që i rrahën dy persona afër diskotekave në Prishtinë përfundojnë në paraburgim

Konfliktet në lokale të ndryshme e diskoteka të cilat veprojnë pas mesnate janë bërë mjaft të shpeshta. Këto raste jo rrallëherë eskalojnë edhe në përleshje fizike, siç dyshohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, afër diskotekave që ndodhen në zonën industriale në Prishtinë. Gjashtë persona janë përfshirë në përleshje, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë ekskluzivisht se personat e dyshuar janë:

Pajtim Hoxha (34), Përparim Gashi (33), Malsor Mustafa (20), Jeton Mustafa (22) kundër Florent Sadiku (23) dhe Arbresh Nura (27).

Ndaj katër të dyshuarve të parë Gjykata sot ka marrë vendim për masën e paraburgimit, duke ua caktuar nga një muaj secilit.

Ndaj të dyshuarve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Lexo edhe:  Biletat nga Kukësi drejt Evropës, deri katërfish më të lira sesa nga Prishtina