‘Karting Arena’ u dogj nga zjarri – incidenti dyshohet se u shkaktua nga pakujdesia e një punëtori të kompanisë
Djegien nga zjarri të biznesit ‘Karting Arena’ në Sllatinë të Fushë – Kosovës po del se e ka shkaktuar një person i dyshuar i cili është punëtor i kësaj kompanie.
Sinjali mëson ekskluzivisht se lidhur me rastin është identifikuar një person i dyshuar dhe bëhet fjalë për një punëtor të kompanisë i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarrin në ‘Karting Arena’, ku si pasojë është djegur tërësisht objekti në fjalë.
Gazeta ka mësuar se i dyshuari ka deklaruar që nga pakujdesia e tij është shkaktuar incidenti.
Pamjet janë siguruar nga Policia dhe rasti është iniciuar me vendim të prokurorit.
E pronari i këtij biznesi për Sinjalin ka deklaruar me herët se zjarri ka qenë aksidental.
Pronari i këtij objekti, Nexhmedin Geci ka theksuar se zjarri ka qenë aksidental dhe duke u munduar që të shpëtohet ndonjë gjë nga biznesi, ka pësuar lëndime nga flakët ai personalisht në njërën dorë dhe një person tjetër.
“Gjithçka ka qenë aksidentale sa i përket zjarrit, personalisht edhe vetë jam i lënduar në njërën dorë, si edhe një person tjetër. Dëmi i shkaktuar nga zjarri në biznesin tonë llogaritet rreth 200 mijë euro”, tha shkurt Geci