Karateisti Zejnullahu stoliset me të artën në turneun ‘Grand Prix North Makedonia’
Karateisti kosovar, Ensar Zejnullahu, ka zënë vendin e parë në kategorinë absolute për kadetë në kuadër të turneut ndërkombëtar ‘Grand Prix North Makedonia’.
Në mesin e 40 garuesve nga shtatë shtetet e Ballkanit, Zejnullahu arriti që të stoliset me medalje të artë.
Kujtojmë që karateisti Zejnullau, u shpall laureat për vitin 2022 nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Karatesë së Kosovës.