Kaq u dënua shoferi që voziti gati dyfish më shumë se shpejtësia e lejuar në rrugën Mitrovicë – Prishtinë

Një person është dënuar nga Policia e Kosovës me gjobë prej 300 euro, tri pikë negative dhe me ndalim të drejtimit të automjetit për 3 muaj.

I njëjti është dënuar pasi që në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë ka vozitur me shpejtësi 141 km/h në zonën ku shpejtësia është e lejuar 80 km/h.

Njoftimi i plotë:

Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 141 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h.

Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 300 euro, tri pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre (3) muaj.

 

Lexo edhe:  U tha se ka baktere të rrezikshme tek “Wudy”, shprazën raftët në markete!