Kaq lehtë e lirë blihen komentet, pëlqimet e shpërndarjet false të përdorura nga Vetëvendosje

Përderisa mahnitemi me numrin e lartë të pëlqimeve, komenteve, ndjekësve në rrjete sociale, i gëzohemi apo e marrim me inat popullaritetin e të tjerëve, duket se vetëm duhet ta sjellim në kujtesë një video.

Dhjetëra telefona të menaxhuar nga vetëm një person. Kjo në botën e internetit e ka një emër – ferma e botëve.

“Fermat e botëve” janë mekanizma online përmes të cilëve arrihen caqet në rrjete sociale, qoftë për pëlqime, shikime ose diçka të ngjashme.

Këta robotë duket se përdoren për manipulime politike. Ata postojnë përmbajtje politike provokuese dhe përçarëse për të nxitur përdoruesit organikë të Facebook-ut.

Çdo llogari duket si një person i vërtetë në shikim të parë, i kompletuar me një foto profili dhe listën e miqve, të cilët mund të jenë thjeshtë disa robotë të tjerë. Për të zgjeruar shtrirjen e tyre dhe për të siguruar që ata nuk po postojnë vetëm në afatet kohore të njëri-tjetrit, robotët bashkohen me grupe specifike në Facebook, ku postimet e tyre kanë më shumë gjasa të shihen dhe diskutohen nga përdoruesit real.

E funksionimi i tyre po del të jetë poashtu i thjeshtë. Mjafton ta gjeni faqen online që kryen këto funksione dhe t’i jepni komandat për një postim, profil ose shkrim të caktuar.

Opsionet si “pëlqim” dhe “koment në postimin e kryefaqes” jepen vetëm me një klik.

Pas kësaj caktohet numri i reagimeve dhe e ruan atë. E pas kësaj procedure të thjeshtë, siç po shihet, botët vetëm se fillojnë ta bëjnë punën e tyre.

Mirëpo, pas këtyre profileve të shfaqura, a qëndron dikush dhe a janë persona fizikë këta botë?

Pra po! Të gjitha këto profile që veprojnë sipas urdhrave të atij që aktivizon janë pothuajse real, vetëm se të gjithë përnjëherë janë të lidhur me një pajisje të caktuar që menaxhohet nga një person fizik.

Lexo edhe:  Fushë Kosovë: 25-vjeçari e bën bashkëshorten për spital, përfundon në pranga të Policisë

Ferma e botëve është përdorur edhe më herët për të ngritur reputacionin e liderëve botërorë.