Kaq do të bien temperaturat javën që vjen

Të shtunën është rikthyer i nxehti afrikan në Kosovë. Gjatë kësaj javë temperaturat do të shkojnë deri në 36 gradë Celsius.

Por temperaturat pritet të bien të dielen me 18 gusht.

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në një intervistë për Klan Kosova tha se ato do të ndryshojnë për gjashtë apo shtatë gradë Celsius.

“Deri më datë 18, do të mbretërojnë këto temperatura. E pas kësaj pritet të kemi rënie të temperaturave për gjashtë apo shtatë gradë Celsius”, tha Aliu.

“Në viset e larta malore do të krijohen edhe kushte për reshje që do ta freskojnë sado pak këtë ajrin e nxehtë që po mbizotëron këtyre ditëve”, tha ai.

Rikujtojmë se IHMK-ja në njoftimin e fundit iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga temperaturat e larta.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në tunelin pranë Rozhajës, dyshohet për të vdekur