Kapet një sasi e duhanit të kontrabanduar në Zubin Potok

Policia e Kosovës (PK) ka ndaluar një kombi, i cili po transportonte duhan të kontrabanduar.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi“,  e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, i cili tha se malli është konfiskuar dhe dërguar në Doganë.

“Rreth orës 16:30 në Zubin Potok, kontrabandë me cigare. Një kombi i ngarkuar është konfiskuar nga Policia e Kosovës dhe është derguar në doganë”, konfirmoi ai.

Lexo edhe:  Tahiri: Thaçi sot s’po e gëzon lirinë, por vepra e tij jeton, sot jemi mbledhur ta festojmë veprën e tij historike