Kapet në Prishtinë personi me urdhërarrest aktiv – dënimi me gjobë iu konvertua me burg

Gazeta Sinjali mëson se policia ka realizuar një urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, duke ndaluar një person që kishte shmangur pagesën e një gjobe gjyqësore.

Bëhet fjalë për Alban Adnan Maxhuni, 36 vjeçar, i cili është ndaluar sot rreth orës 17:00 në rrugën “Xheve Lladrovci” në Prishtinë.

Burime të sigurta thonë se ndaj tij kishte një urdhërarrest aktiv, pasi nuk kishte paguar një gjobë prej 400 euro, të shqiptuar nga gjykata. Për shkak të mospagesës, masa është shndërruar në dënim me burg prej 20 ditësh.

I njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali

Lexo edhe:  FSK konfirmon se njëri nga të plagosurit mbrëmë është ushtar i saj