Kapet në flagrancë fajdexhiu në Gjakovë, Policia ia gjen 10 mijë euro në shtëpi
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim edhe me Sektorin Rajonal të Hetimeve në Gjakovë ka zhvilluar një aksion që rezultoi me arrestimin e një personi të dyshuar për fajde.
Me zbatimin e masave të veçanta hetimore, i dyshuari është arrestuar në flagrancë duke marrë pagesat e kamatës nga viktima.
Lidhur me rastin, me urdhëresë të gjykatës është zhvilluar bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:
10.000 euro para të gatshme
një telefon
një veturë me targa vendore
si dhe fletore dhe dëshmi të tjera relevante për rastin.
Me urdhër të prokurorit, personi i dyshuar pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë.