Kapet me drogë në veturë 26-vjeçari në Pejë, përfundon në ndalim policor

Posedimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet e Kosovës dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre. Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë pas mesnate në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ku në një veturë është gjetur një sasi e substancës narkotike.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria bëjnë me dije se Policia fillimisht ndaloi një veturë në një pikë kontrolli, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme. Me rastin e kontrollit policor, Sinjali mëson se brenda veturës është gjetur dhe konfiskuar një sasi e marihuanës.

Për shkak të posedimit të drogës, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku pas intervistimit është dërguar në mbajtje me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Lexo edhe:  Tahiri viziton Thaçin në Hagë: Aty ku sot qëndron i fortë, protagonisti i deklaratës së pavarësisë dhe epokës së ndritur të Kosovës