Kapet hajni që hyri në shtëpinë e mërgimtarit, vodhi TV e mjete të punës – dërgohet në mbajtje

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, biznese e vetura.

Një rast i tillë së fundi ka ndodhur në fshatin Baran të Pejës, ku një person ka hyrë me forcë në shtëpinë e një mërgimtari që jeton në Gjermani.

Sinjali mëson se ai u arrit që të kapet pasi viktima e ka parë nga pamjet e kamerave të sigurisë teksa ai ka hyrë brenda shtëpisë dhe ka marrë gjësende të ndryshme si televizor e mjete të punës.

Të njëjtat pamje ai ua ka përcjellur njësiteve policore të cilët u vunë në lëvizje dhe arritën që ta arrestojnë të dyshuarin.

46-vjeçari pas arrestimit u shoqërua në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij u iniciua rasti ‘Vjedhje e rëndë’.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  E rëndë në Gjakovë: Vajza 22-vjeçare tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital