Kapet 22-vjeçari nga Peja i shpallur në kërkim, u dënua për posedim e shitblerje të drogës

Pas rreth një viti prej kur është shpallur në kërkim, Policia ka arritur të arrestojë një person të kërkuar nga Gjykata, pasi i njëjti ishte dënuar me burgim për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Aron Rexhajn, 22-vjeçar, nga Peja, i cili është kapur në rrugën “Zahir Pajaziti” në orët e mëngjesit të sotëm.

I riu u ndalua nga Policia për kontroll dhe pas verifikimit, rezultoi se ishte në listën e personave të kërkuar.

Policia e Kosovës e kishte shpallur Rexhajn në kërkim në nëntor të vitit të kaluar.

I riu ishte dënuar me 8 muaj burgim nga Gjykata Themelorë në Pejë, për veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’. Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Lexo edhe:  Arrihet shuma për shërimin e 10 vjeçares  Esmira Pecit