Kapen të dyshuarit për sulmin ndaj tri rojeve të pyllit në Skenderaj

Një incident ka ndodhur në fshatin Qubrel të Skenderajt, ku disa persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht tri rojet e pyllit.

Viktimat kanë kërkuar ndihmë mjekësore, teksa të dyshuarit u arratisën nga vendi i ngjarjes.

Sinjali mëson se pas veprimeve hetimore, Policia ka arritur që t’i identifikojë tre personat e dyshuar të cilët janë shoqëruar në stacion policor gjatë ditës së djeshme.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se pas procedurave të intervistimit, tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Arrestimi i tre të dyshuarve është bërë pasi të njëjtit dyshohen për përfshirje në veprën penale sulm ndaj tre zyrtarëve të pylltarisë e ndodhur me datën 03 shtator 2023 në fshatin Qubrel të Skenderajt. Pas procedurave të intervistimit, tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Zahiti.

Lexo edhe:  Sajoi vdekjen për t’i dhënë familjes një mësim, 45-vjeçari shkon me helikopter në “funeralin” e tij