Kapen mbi 2 kg kokainë dhe mbi 3.6 kg marihuanë në Prishtinë e Gjakovë, arrestohen tre persona

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Policinë e Kosovës në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës kanë kryer bastisje në dy lokacione në Prishtinë dhe në Gjakovë, me ç’rast janë kapur sasi e madhe e drogës, armëve e provave të tjera materiale dhe janë arrestuar tre persona, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e kë bërë të ditur Policia përmes një komunikate për media, ku thuhet se janë sekuestruar 2 kg e 350 gr. kokainë në vlerë të rreth 90 mijë eurove dhe 3 kg e 696 gr. marihuanë në vlerë të rreth 5 mijë e 500 eurove.

Po ashtu gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe një kallashnikov, shtatë pistoleta, 1 mijë e 645 euro para të gatshme dhe tri vetura.

Lexo edhe:  Sot moti befason me diell, temperatura deri në 18 - mësohet kur do të prishet moti