Kanosje në oborrin e Gjykatës në Mitrovicë – pas përfundimit të gjykimit shpërthejnë kërcënimet

Një incident është regjistruar pasditen e së hënës në oborrin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të Veriut, menjëherë pas përfundimit të një seance gjyqësore.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur për Sinjalin se më 23.02.2026 rreth orës 15:30, pas daljes nga gjykimi, ka pasur fyerje, sharje dhe kërcënime nga Bajram Thaqi rreth 58 vjeç ndaj N. Hasanit rreth 53 vjeç.

Në vendin e ngjarjes ndodheshin edhe tre dëshmitarë, familjarë të të dëmtuarit, të cilëve u janë marrë deklaratat me shkrim.

Policia ka intervistuar si të dyshuarin, ashtu edhe palën e dëmtuar dhe dëshmitarët, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurorja kujdestare e Shtetit.

Rasti është iniciuar si “Kanosje” dhe procedohet në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Aksion i Policisë në disa lokacione në Prizren, kapen katër hajnat e grabitjes së armatosur