Kanosen policin jashtë detyrës zyrtare, arrestohen tre persona në Drenas – emrat
Policia e Kosovës ka arrestuar tre meshkuj kosovarë, të cilët pas një mosmarrëveshje në trafik kanë kanosur si dhe kanë tentuar ta sulmojnë viktimën mashkull kosovar, zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.
Sinjali mëson se të arrestuarit për këtë rast janë Shkodran Orllati, Dardan Orllati dhe Musa Orllati.
Rastin i cili ka ndodhur në Kishnarekë të Drenasit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik kanë kanosur si dhe kanë tentuar ta sulmojnë viktimën mashkull kosovar zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.