Kamioni përplas dy vëllezërit Emini, njëri ndërron jetë, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30 në autostradën “Nëna Terezë” në Shkup, ndërsa është shënuar edhe një viktimë.

Një i ri shqiptar, Ramiz Emini rreth 35-vjeç, nga Vizbegu i Shkupit ka vdekur në autostradë pasi një kamion ka goditur rëndë tashmë të ndjerin, ndërsa ka lënë të plagosur rëndë vëllain e viktimës dhe një tjetër, raporton gazeta KOHA.

Dy vëllezërit, automekanik me profesion, Ramizi dhe i lënduari kishin shkuar në autostradë për ti rregulluar kamionin një personi të tretë, i cili për shkak të një defekti, ishte parkuar në korsine e tretë të autostradës

Lexo edhe:  E rëndë: 3 persona ia gjejnë "hallin" njërit, e rrahin dhe therin 20 vjeçarin