Kamioni e godet për vdekje biçiklistin në Gllamnik të Podujevës

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e një personi në Gllamnik të Podujevës.

Në aksident dyshohet që kamioni e ka goditur biçiklistin.

“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje” thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  Plaçkiten 3 shtëpi në fshatin Rahovë të Mitrovicës, banorët ndihen të frikësuar