Aksident i rëndë në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, ka të lënduar

Në magjistralen Mitrovicë – Leposaviq, më saktësisht në mes të Rudarit dhe Grabovcit – sonte ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture.

Dy persona janë transferuar urgjentisht në spital në Mitrovicë për shkak të lëndimeve të marra, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë, përcjell Jepi zë.

Në vendngjarje ndodhen Zjarrfikësit dhe një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët po vazhdojnë hetimet.

Trafiku është bllokuar plotësisht në këtë itinerar, shiriti i verdhë është i shtrirë.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë – Shkup