Kamenicë, hajnat i hyjnë në shtëpi, policia gjen minahedhës dore

Një qytetar në Kamenicë e ka informuar dje policinë se hajnat i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë kryer vjedhje.

Në raportin e policisë thuhet se policia në vendin e ngjarjes kishte hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes, minahedhës dore.

Më pas, u njoftua ekipi për deminim pranë Policisë së Kosovës, të cilët në mënyrë të sigurtë e larguan mjetin e dyshimtë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore.

 

Lexo edhe:  “Drenica është zemra e Kosoves”, Berat Buzhala rendit pesë figurat më të rëndësishme që vijnë nga ky rajon