Kamarieri u shërben kafe në rrugë policëve që po kujdesen për sigurinë në Veri

Qytetarët po vazhdojnë të kujdesen për mirëqenien e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në Veri.

Teksa policët po kujdesen për sigurinë e qytetarëve, këta të fundit po iu ofrojnë ushqim e pije të nxehta.

Një veprim të tillë e ka bërë edhe një kamarier që u ka shërbyer kafe të nxehtë nga lokali i tij policëve të Kosovës.

Ndryshe situata në veri mbetet e tensionuar derisa dje janë vendosur barrikada të reja atje.

Lexo edhe:  Policia e lëshon dorën, mbi 1600 dënime për një ditë