“Kam me iu kall krejt” – Mesazhet kërcënuese ndaj gruas e çojnë 29-vjeçarin nga Ferizaj në ndalim 48 orë

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre.

Kështu ndodhi pasditën e djeshme në Ferizaj, ku një grua është ndier e kërcënuar pas mesazheve shqetësuese të dërguara nga bashkëshorti i saj.

Burime për Sinjalin bëjnë të ditur se i dyshuari K.E., rreth 29-vjeçar, i kishte dërguar disa mesazhe telefonike gruas së tij, E.E., rreth 27-vjeçare në të cilat i shkruante “kam me iu kall krejt”. Këto mesazhe janë cilësuar nga viktima si kanosje serioze, që e kanë bërë të ndiejë frikë për sigurinë e saj.

Pas raportimit të rastit, i dyshuari është intervistuar dhe prokurori kujdestar ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë. 27-vjeçarja është dërguar në Qendrën e ndalimit, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “Kanosje – Dhunë në familje”.

Hetimet janë në zhvillim dhe autoritetet janë duke trajtuar rastin me seriozitetin e duhur.

Lexo edhe:  Përleshje fizike mes anëtarëve të dy familjeve në Prizren, Policia arreston shtatë persona