Kajtazi: Thaçi dhe të tjerët kanë mungesë edhe të ushqimit në Hagë – trajtim çnjerëzor
Gazetari Vehbi Kajtazi në emisionin e vet “VV Show” tha se në Dhomat e Paraburgimit në Hagë ish-krerët e UÇK-së po trajtohen “çnjerëzishëm” e deri edhe në “mungesë ushqimi”.
“Ka shumë vjet që unë alarmoj për shkelje të të drejtave të njeriut për të paraburgosurit në Hagë. Mënyra si trajtohen ata, është çnjerëzore. Kanë mungesë ushqimi, u shërbehet ushqim ushtarak, konzerva.
U duhen para për të pas një troh mirëqenie brenda atyne kushteve. Dhe kjo ka has në vesh të shurdhër. Madje edhe PDK-ja nuk është marrë shumë me këtë punë, sporadikisht ndonjëri është marrë”, tha ai.