Kajtazi: Mijëra njerëz në Kosovë punojnë për BIA-n serbe

Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se ka mijëra njerëz që punojnë për BIA-n në Kosovë

Në lidhje me këtë, Kajtazi u shpreh se në këtë shifër përfshihen edhe shqiptarë.

“BIA është Shërbimi Sekret i Serbisë, është institucion tepër i fuqishëm, me ndikim, me përvojë, më shtritje gjithandej, përfshirë Kosovën”.

“Të dhënat e ndryshme prej njerëzve që e njohin këtë punë, flasin për mijëra njerëz që punojnë për BIA-n në Kosovë, mijëra, përfshirë edhe shqiptarë”, u shpreh tutje Kajtazi

Lexo edhe:  Policia e ndalon njërin nga pronarët e Dry Bar në Gjakovë pas një përleshje që ndodhi mbrëmë, një klienti i gjendet kokainë