Kafiteria suedeze ku punonte Liridona vjen me gjestin human për dy fëmijët e vegjël

Stafi i punës ku punonte Liridona Ademaj në Suedi ka shprehur ngushëllime për humbjen e punëtores së tyre.

Përmes një mesazhi ngushëllues e mjaft prekës, nga kafeneja ku ka punuar tashmë e ndjera Ademaj shprehin dhimbje të madhe.

“Ajo e donte jetën familjare dhe 2 djemtë e saj të mrekullueshëm më shumë se çdo gjë në botë”, shkruan në postimin e ‘Lejas Cafe’ në Facebook.

Por, stafi i saj ka treguar një gjest human për fëmijët dhe familjen e Liridonës.

Në një koment në postimin që kanë bërë në Facebook, njoftojnë se të gjithë personat që dëshirojnë të ndihmojnë familjen Ademaj dhe dy fëmijët e saj mund ta bëjnë përmes kafenesë “Lejas”.

Mjetet e mbledhura do të shkojnë tek familja e të ndjerës, bëjnë të ditur në koment.

Lexo edhe:  Lajm i mirë: Bien çmimet e naftës në Kosovë