Kafeneja që u demolua komplet, është Bon Vivant-i i njohur

Është demoluar një lokal në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë

Bëhet fjalë për lokalin Bon Vivant, ndërsa nuk dihen arsyet.

Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 21:30, konfirmon Policia e Kosovës për Gazeta Blic, duke njoftuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

“Sot rreth orës 21:30, kemi pranuar informatën për demolimin e një lokali në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë. Menjëherë njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisë një hetim për ndriçimin e plotë të kësaj ngjarje”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

 

Lexo edhe:  E rëndë: 27-vjeçarja në Gjakovë tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital