Kadeti i Policisë që vdiq në aksident, la pas vetes gruan dhe një fëmijë të vogël

Vdekja e kadetit 30 vjeçar nga Nabergjani i Pejës ka tronditur shoqërinë.

Flordian Shabaj vdiq sot në një aksident rrugor në Klinë, teksa ishte nisur drejt Akademisë Policore.

Ai i përkiste gjeneratës së 57-të të Policisë, teksa kjoështë hera e pare që një kadet i Policisë humb jetën në kësi lloj aksidenti, raporton Indeksonline.

Vdekja e tij ka tronditur miqtë dhe familjarët, të cilët thonë se Flordiani ishte djalë i urtë, i sjellshëm dhe shumë miqësor.

Flordiani la pas vetës bashkëshorten dhe një vajzë të vogël.

Lexo edhe:  Rritje e çmimeve në produktet ushqimore, një komplet vezë gati në 5 euro