Kaçanik: Arrestohet një person i cili ishte në kërkim, dyshohet për kanosje

Një person i kërkuar nga policia është arrestuar në Kaçanik sot për shkak të veprës penale “Kanosje” për të cilën është dënuar me tetë muaj burgim.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se pas kompletimit të dokumentacionit personi në fjalë është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Me datën 05.02.2024, rreth orës 11:20 në Kaçanik,  policët e stacionit në Kaçanik, gjatë patrullimit kanë ndaluar, e më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, SH.D (M/K), i moshës 36 vjeçar”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  “109 mijë euro njërit dëshmitar, 49 mijë dhe banesë tjetrit”, akuzon Prokuroria – dështon seanca ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve për krim të organizuar