Justin Bieber do të bëhet baba, reagon ish-partnerja e tij

Lajmi që Hailey dhe Justin do të bëhen prindër për herë të parë, ka qenë kryefjalë e medias rozë që prej momentit kur çifti i famshëm ndau me të gjithë lajmin e bukur të pritjes së ëmbël.
Gjithçka po komentohet për ta, nga fustani i nusërisë që kishte zgjedhur Hailey, te modeli i ri i thonjve bashkë me lajmin e mëmësisë, te momentet në prapaskenën e xhirimeve të fotove dhe videove etj.

Në mesin e reagimeve të shumta nga personazhet e famshëm, qëndron edhe ai i Sofia Richie, ish-i i Justinit.

“Ahh!! Urime!” shkroi Sofia në postimin në Instagram të Hailey-t, të cilin e shoqëroi edhe me emoji zemrash.

Lexo edhe:  Bora Zemani e konfirmon shtatzëninë, ajo dhe Donaldi do të bëhen së shpejti prindër