Joz, Laertit: Pijanec i keq

Pas spektaklit të së martës, tensionet janë rritur mes banorëve, duke shkaktuar debate të ashpra dhe përplasje të shumta.

Gerta Gixhari dhe Rozana Radi janë përfshirë në një eskalim gjatë darkës, ku të gjithë ishin të mblidhur në oborr.

Tensionet nuk mbaruan aty, pasi edhe gazetarja pati një debat të fortë me Laert Vasilin, ku nuk mungoi edhe përfshirja e Joz Markut.

Përderisa disa nga banorët duket se kishin konsumuar alkool, aktori Laert Vasilin iu drejtua Gertës për t’i kërkuar gotën me verë.

Pas këtij momenti, Jozi e akuzoi Laertin me fjalët: “Pijanec i keq, ti je pijanec i keq,” duke shtuar edhe më shumë tension mes tyre.

Lexo edhe:  Hoxhë Fatmir Latifaj tregon historinë emocionale: Daut Haradinaj pagoi Haxhin për të moshuarin