Jep dorëheqje gjinekologu nga Vushtrria pas përplasjes me familjarin e një pacienteje

Doktori Blerim Feka, shef i repartit të Gjinekologjisë në spitalin e Vushtrrisë ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij dhe nga detyra e mjekut në këtë spital, pas incidentit me familjarin e një pacienti.

Në disa pamje të publikuara në rrjetin social “Tik Tok” nga një familjar, shihej një diskutim i ashpër mes tij dhe doktorit dhe në një moment ndodhë edhe incidenti ku doktori tenton të ia marrë telefonin.

Nga Spitali i Vushtrrisë, kanë konfirmuar se pas incidentit, doktori Blerim Feka ka dhënë dorëheqje.

“Dr. Blerim Feka, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga detyra e mjekut specialist dhe e ka njoftuar Spitalin për shkëputjen e Kontratës së punës për arsye personale.” – konfirmoi drejtoria e spitalit për KALLXO.com.

Lexo edhe:  Ky është fermeri nga Ferizaj i cili dyshohet se përfitoi jashtëligjshëm mijëra euro