Java nis me mot të ndryshueshëm

Java parashihet të fillojë kryesisht e kthjellët dhe me vranësira krejtësisht të pakta lokale. Do të vazhdojë fluksi kalimtar i ajrit të freskët. por atmosfera do të stabilizohet dhe temperaturat do të rriten përsëri shumë shpejtë.

Të Hënën në të gjitha viset tona parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat maksimale në Kosovë deri në 17 gradë Celsius, në Shqipëri deri në 24 gradë Celsius, ndërsa në Maqedoninë Veriore deri në 21 gradë Celsius.

Nga e marta na pret mot kryesisht me diell dhe me rritje të temperaturave, por mëngjeset do të jenë mjaft të freskëta dhe në disa zona do të krijohet mjegulla afatshkurtër.

Nga mesi i javës shtim gradual i vranësirave dhe të Enjten rrebeshe shiu në Shqipëri./

Lexo edhe:  Aksident mes dy veturave dhe traktorit në Rahovec, tre të lënduar