Jasharaj paralajmëron se mund të ketë sërish grevë në janar

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nuk e ka mohuar se mund të ketë grevë në janar.

Një prej zërave më të fuqishëm sindikal, i cili për gjatë muajit shtator të këtij viti do të bëhej figurë e padëshiruar për individë të caktuar nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, Rrahman Jasharaj, ndaj të cilit do të fillonin edhe linçimet publike, nuk e ka mohuar mundësinë e rikthimit të grevës në arsim nga janari, si rezultat i mungesës së ligjit të pagave.

“Uroj që qeveria ta ketë ndjerë atë grevë dhe pasojat që i solli ajo dhe uroj që për kohën që ka mbetur janari të na pret me një pjesë të rezultateve, e ai më i madh do të ishte ligji i pagave, në pajtueshmëri me sindikatat, në të kundërten nëse mbesim në situatë zero anëtarësia do të pytet prap, cilindo vendim që merr anëtarësia kryesia e SBASHK-ut do ta sjell në jetë dhe do ti qëndrojë në ballë atij vendimi”, tha Jasharaj.

Derisa përfaqësuesit e punonjësve të sektorit publik kanë dhënë paralajmërime për grevë, nga Qeveria e Kosovës pohojnë se janë duke punuar që ligji i pagave së shpejti të dalë në votim.

Lexo edhe:  Sulmohet punëtori i sigurimit në TEB, bëhet për spital