Janë në hasmëri që sa kohë, familja terrorizohet nga krisma e armëve në afërsi të shtëpisë

Edhe sot e kësaj dite ka shumë familje shqiptare të cilat rastet e rënda e problemet e ndryshme dëshirojnë t’i zgjidhin në bazë të kodit shoqëror të njohur si Kanuni i Lekë Dukagjinit. Ata nuk zgjedhin që rasti të trajtohet nga organet e rendit, por duan që drejtësinë ta vënë vetë, duke bërë kështu që të jenë në hasmëri me njëri-tjetrin. Si rezultat i kësaj, shumë familje jetojnë me frikë për shkak se nga çasti në çast rrezikojnë të jenë viktima

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Klinë ku dy vajza të reja të një familjeje në Dollc, e cila është në hasmëri me një familje tjetër, kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tyre.

Sinjali mëson rasti ka ndodhur në mbrëmje dhe me të dëgjuar krismat e armëve kanë dalë me vrap në oborr për të shikuar se çfarë po ndodhë. Ato nuk kanë parë ndonjë person të dyshuar, mirëpo kishin gjetur një karikator me fishekë para shtëpisë së tyre.

Nga frika e madhe dhe shqetësimi që ua shkaktoi e gjithë ngjarja, ato kërkuan ndihmën e Policisë së Kosovës, të cilët menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Njësitet policore me të dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar karikatorin bashkë me fishekët, mirëpo nuk ka arritur që të gjejë gjurmë nga personat e dyshuar.

Policia është vënë në lëvizje që të identifikojë të dyshuarit, teksa me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Lexo edhe:  Sveçla publikon një dokument tjetër që dëshmon lidhjet e shtetit të Serbisë me sulmin terrorist në Banjskë