Iu gëzua vdekjes së gazetarit, Fero: Allahu ju udhëzoftë

Ditën e djeshme, gazetari Arton Turkaj, ka ndërruar jetë në moshë tejet të hershme.
Një reagim e ka bërë edhe ish reperi, Fero, shkruan lajmi.net.

“Urime vdekjen gazetar kalofsh mir sonte nvorr”, ka shkruar Fero në ‘Instagramin’ e tij.

Pas kësaj janë nxitur reagime të shumta ndaj ish reperit, i cili tashmë ka lënë muzikën dhe i është përkushtuar fesë.

Gazetarja e lajmi.net e ka kontaktuar ish reperin, për t’i marrur një përgjigje lidhur me reagimet e ashpra ndaj tij.

“Allahu ju udhëzoft”, ishte përgjigjja e shkurtër nga ish reperi.

Lexo edhe:  Grabitje e armatosur në pompën Alfa Trade në Mitrovicë, hajnat e maskuar ‘avullojnë’ qindra euro