Istogasi i dehur i bën për spital gruan dhe vajzën e mitur, dërgohet në mbajtje

Përdorimi i alkoolit po u shkakton telashe të mëdha qytetarëve kosovarë, të cilët shpesh humbin kontrollin mbi veprimet e tyre, duke u bërë kështu agresivë e duke krijuar probleme.

Kjo është edhe një ndër shkaktarët kryesorë të dhunës në familje, ku në shumicën e rasteve viktima janë gratë, por edhe anëtarët tjerë të familjes.

Sinjali mëson se një ngjarje e tillë ka ndodhur mbrëmë në një familje në fshatin Cerrcë të Istogut, ku një person dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur.

Viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra të shkaktuara nga dhuna, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar nga Policia.

53-vjeçari i është nënshtruar testit për alkool në stacion policor, ku ka rezultuar në gjendje të dehur dhe si rrjedhojë, intervistimi i tij ka qenë i pamundur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim  që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet  se ka kryer veprën penale ‘Dhunë në familje’.

 

Lexo edhe:  Publikohet vaktia e ramazanit, iftari i parë është në këtë ditë dhe orë