Ismet Munishit i vjen fatura e rrymës 375 euro: Prej kahit pe importojmë qymyrin, prej Dubait a?

Trajneri Ismet Munishi ka reagur si shumë qytetarë tjerë rreth faturave të rrymës që këtë muaj kanë ardhur kogja të fryera.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Munishi ka thënë se fatura e rrymës këtë muaj i ka shkuar 375 euro.

“375 € rrymë për një muaj ky eshte turpi ma i madh që munet me ekzistu ne ni vend ku paga mesatare eshte ma e vogel se fatura e rrymes , prej kahit pe importojme qymyrin a prej Dubait a prej kahit”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

375 € rrymë për një muaj ky eshte turpi ma i madh që munet me ekzistu ne ni vend ku paga mesatare eshte ma e vogel se fatura e rrymes , prej kahit pe importojme qymyrin a prej Dubait a prej kahit .

Ka me ardh ni kohe që vetëm hajnat kini me met ketu me jetu krejt njerzit normal kan me ik prej ktuhit !

Lexo edhe:  Teksasi i SHBA-së merr vendim që ta shënojë 17 Shkurtin, ditën e pavarësisë së Kosovës