“Islamofob, racist, komunist, turp!”/ Qytetarët ‘kryqëzojnë’ Kurtin pasi shpërndau fotografinë ku nuk shihet gruaja me mbulesë

Takimi i shumëpritur me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me udhëheqësit shtetërorë të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e Albin Kurti, u prit me kureshtje të madhe nga të gjithë. Pas takimit pati reagime të shumta nga akterë politikë, persona të sferës publike e qytetarë.

Por rëndësia e takimit duket se u ‘zbeh’ paksa, pasi qytetarët vunë në fokus një fotografi të publikuar nga kryeministri Kurti gjatë takimit me Blinken dhe zyrtarët tjerë amerikanë.

Në fotografinë  e publikuar nga Blinken, shihet se e pranishme në takim ishte edhe një grua me mbulesë, e cila mori gjithë vëmendjen pasi ‘mungon’ në fotografinë që u shpërnda nga Kurti.

Fotografia e publikuar nga sekretari amerikan, Antony Blinken, në Twitter
Fotografia e publikuar nga kryeministri, Albin Kurti, në Facebook

Fotografia nga një kënd tjetër u përcoll me shumë reagime nga qytetarët e Kosovës, të cilët kritikuan Kurtin për publikimin e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Në postimin e shefit të Qeverisë kanë vërshuar afërsisht 100 komente nga qytetarë që kërkojnë llogari nga Kurti se përse ka edituar fotografinë dhe ka hequr gruan me mbulesë që aty. Ata e kanë quajtur kryeministrin islamofob, komunist e racist, duke i bërë thirrje që të publikojë fotografinë e plotë.

Kryeminister Albin Kurti, ku eshte ajo zonja me mbulese qe gjindej ne pjesen e majte te fotografise te cilen vetemse e shfaqi Blinken? Shpresoj qe faqen ta menaxhon ndonje i papjekur duke bere kete gabim trashanik!”, thotë njëri nga komentuesit.

Ndërsa të tjerët e kanë konsideruar si turp ‘editimin’ e fotografisë, duke ia kujtuar Kurtit qëndrimet e tij lidhur me bartjen e shamisë.

Ti ishe ai që thoshe se ” Neve nuk na intereson qka ka mbi kok por në kok” turp te keni si mundet te preni fotografin”, shprehet komentuesi tjetër.

Lexo edhe:  FIFA dënon Serbinë për ofendimin e Xhakës dhe Shaqirit

Pati edhe nga ata që pohojnë se ‘ndërhyrjet’ në fotografi u bënë pikërisht që të largohet nga aty zyrtarja amerikane me mbulesë.

A ishe edhe nje person pjese e ketij takimi? Ahh eshte me mbules duhet te prehet foto. Turp!; Albin Kurti po deshmohesh qe je Islamofob. Po shihet qe kjo fotografi osht e bome CROP qe mos te del vajza me mbules ne fotografi”, shkruajnë disa komentues tjerë.

E disa të tjerë e kanë hallin se nëse sekretari Blinken sheh këtë fotografi, do të ketë pasoja për Kurtin.

Me ta pa Blinkeni foton e preme për shkak të një zonje me shami, është turp o Kryeminister!; O #islamofob hala se ka pa shpija bardh qe e ki pre foton e gruas me mbules se kan me ta ba block hyrjen ne Amerike”, kanë shkruar dy komentues tjerë.

Lidhur me gjithë këtë ka reaguar edhe një klerik fetar, i cili fajësoi mediat duke i quajtur raciste dhe duke pretenduar se ato e modifikuan fotografinë të cilën e shpërndau kryeministri Kurti në faqen e tij zyrtare.

Të gjitha komentet në profilin e Kurtit mund t’i lexoni duke klikuar KËTU.