Ishte dërguar në QKUK pa shenja jete, 50-vjeçari nga Kamenica rikthehet në jetë pas infarktit në zemër

50-vjeçari nga Kamenica ishte dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit pas kishte pësuar sulm në zemër dhe ishte pranuar në spital pa vetëdije, pa puls pa reagime dhe pa frymëmarrje spontane. I njëjti ishte dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK.

Jetmir Sejdiu i cili është kardiolog në Kardiologjinë Invazive në QKUK, ka shkruar se pas gjashtë ditësh kujdes ndaj 50-vjeçarit, pacienti është liruar për në shtëpi.

Doktor Sejdiu tha se pacienti është në gjendje stabile shëndetësore.

Postimi i plotë:

Pafundësisht i lumtur, që pas gjashtë ditëve ta liroj në shtëpi, pacientin H. M (1973), i cili ishte pranuar pa shenja jete në spitalin e Gjilanit, si pasojë e #infarktit (sulmit masiv në ), ku ishte reanimuar dhe ishte rikthyer në jetë.

Në atë gjendje të rëndë, pacienti transferohet në Kliniken e Kardiologjisë në QKUK.

Pacienti pranohet në klinikë, në gjendje të rëndë, me crregullime të ritmit. Menjëher futet në sallë, ku realizohet #koronarografia urgjente, e cila rezulton me mbyllje 100% te arteries kryesore të(#LAD).

Hapet arteria me rezultat të shkëlqyeshëm.

Pas salles, pacienti 8 here bënë crregullim ritmi (fibrliacion ventrikular), që seriozisht i rrezikon jetën. Defibrilohet 8 here me elektroshok dhe ne fund arrihet te stabilizohet gjendja, pas rreth 2 orëve luftë për shpëtimin e jetës së pacientit.

Sot pacienti lirohet në shtëpi, në gjendje stabile shëndetësore duke u bashkuar me familjen e tij.

Falemnderit të gjithë ekipes bashkë, mjek dhe infermier, më të cilet arritem të bëjmë një punë fantastike.

Këtë ndjenjë fantastike, nuk ta jep asnjë profesion tjetër përveç profesionit të mjekut!

JS

Lexo edhe:  PSD me aksion, ngjyrosin me të zezë dritaret e ndërtesës së Qeverisë