Ishte dënuar me 29 vite burgim, ndërron jetë pas një sëmundje të rëndë 73-vjeçari në Prishtinë

Një person i cili ishte dënuar me 29 vite burgim, muaj më parë ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë. Si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore në të cilën ndodhej, ai ishte liruar tre muaj më parë.

Mirëpo 73-vjeçari ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm, duke mos arritur që t’i bëjë ballë sëmundjes nga e cila vuante.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës, me ç’rast mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Familjarët nuk kanë dëshiruar që trupi të dërgohet për obduksion, pasi që sipas tyre i ndjeri ka ndërruar jetë shkaku i sëmundjes.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që rasti të cilësohet ‘Hetim i vdekjes’.

 

Lexo edhe:  Kompania e famshme zvicerane prodhon orë me portretin e Skënderbeut